Kriza e Vllaznisë, një poezi epike nga tifozi shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 19:49

Kriza e Vllaznisë, një poezi epike nga tifozi shkodran

Tifozët shkodranë janë duke e vuajtur krizën e rezultateve që skuadra e tyre po kalon në këto javë të para të kampionatit. Edhe pse në merkato u afruan lojtarë cilësorë si Hasani, Lika, Vucaj, Orelesi etj, kuqeblutë kanë arritur të sigurojnë vetëm 5 pikë në 6 takime.

Vllaznia2

Një tifoz shkodran e ka shprehur në vargje trishtimin e tij, në këtë moment krize që Vllaznia po kalon. Poezia e tij, e dërguar në inbox-in e “Panorama Sport” titullohet “Vllaznisë time”.

Vllaznia

Vllaznisë time!

Vjet shpëtove për një fije,

në finish kur ishte gara,

thashë do kthehesh si të ka hijen,

sivjet më duket të ka ardh radha.

 

Jooo larg qoftë, m’u thaftë goja,

se me mbet pa ty Vllazni,

pa dyshim që Superiorja,

do të vishej krejt në zi.

 

Jeni zhyt në fund të tabelës,

rrezik me ra prej kategorisë,

kush si ban hizmet fanellës,

shpejt, t’largohet prej Vllaznis.

 

Shkodra është djepi i futbollit,

aty lindi kjo lojë magjike.

plot talente i dhuroj kombit,

që u mburrëm gjithë këto vite.

 

Peshe të rëndë ka kjo fanellë,

s’e mbani dot, unë e kuptoj,

halli juaj thellë-thellë

është për lekë e jo për lojë.

 

Ne ju ndjekim kudo jeni,

me radio, televizor e në stadium.

S’keni turp, sedër s’keni,

s’u bahet vonë gjithmonë me humb?

 

Janë ngritur përroskat e ul kodrat

thoshte dikur një vajtore,

ra të mëdhajat, ngritur të voglat

se me “finte” , s’më kuptove.

 

S’po vë n’dyshim politikën

ndonse ju po dredhni bisht,

shpesh herë asaj, ja kam frikën

thua, dhe ajo ka gisht?!

 

Hapni krahun, mjaft duruam!

Mos e zgjasni më mirë sot.

Kemi të rinjtë që vjet fituan.

Shkodra ka talente plot.

 

Nga Agustin Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"