Kriza e thellë e Leroi Sanesë, sulmuesi i frustruar në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 23:21

Kriza e thellë e Leroi Sanesë, sulmuesi i frustruar në Mynih

Bavarezët po mundohen për të bërë gjithçka që të sjellin në shina Leroi Sanenë, pas fjalëve të Karl Hainc Rumeniges, i cili hodhi dritë mbi krizën e lojtarit dhe si ky i fundit nuk kishte arritur kurrë të shkëlqente me gjermanët që kur erdhi nga Mançester Siti.

leroi sane

Të martën në stërvitje, Sane dhe trajneri i dytë, Dino Topmyler, qëndruan së bashku për disa minuta duke folur. Sane dukej i frustruar, teksa dëgjonte këshillat taktike të zëvendëstrajnerit. Trajneri Julian Nagelsman mori në mbrojtje lojtarin e tij duke thënë se ai do të jetë i rëndësishëm për Bajernin në këtë sezon.

Edhe pse tifozët nuk besojnë shumë te lojtari i cili ka pasur shumë muaj në dispozicion për të treguar sa vlen. Ajo që është më e rëndësishme është fakti që edhe me kombëtaren e Gjermanisë, Sane ka qenë një dështim, një lojtar inekzistent duke nisur ndeshjet nga stoli. Shumë besojnë se rënia e tij ka të bëjë me dëmtimin që pësoi më 4 gusht 2019.

Pep vendosi ta aktivizonte lojtarin në Superkupën e Anglisë në atë kohë. Dhe gjithçka shkoi si mos më keq për lojtarin i cili u dëmtua në gju pak orë para se të transferohej në Mynih. Tronditja ishte e madh te Sane, i cili u detyrua më pas të qëndronte një vit larg fushave. Një vit më pas Bajerni e merr për 50 milionë euro.

Një transferim që bëri shumë bujë në atë kohë. Të gjithë prisnin shumë nga ylli gjerman, por përveç disa shkëndijave në ndeshje të veçanta, pjesa tjetër ka qenë një zhgënjim total. Në 47 ndeshje zyrtare me Bajernin, Sane ka shënuar vetëm 10 gola dhe ka përgatitur 10 asiste. Presioni mbi lojtarin është shumë i madh.

A do të arrijë Sane ta përballojë gjithë këtë trysni? Kjo mbetet për t’u parë. E sigurt është që nëse edhe në këtë sezon ai do të qëndrojë në hije, atëherë një largim i tij nga Mynihu do të ishte i pashmangshëm. Sezoni i ri do të jetë një provë e vërtetë jo vetëm me Bajernin, por edhe me kombëtaren gjermane ku Sane shpreson të jetë protagonist në Botërorin e Katarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"