Kriza e Partizanit, ja cilët ishin fajtorët sipas lexuesve të “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 20:50

Kriza e Partizanit, ja cilët ishin fajtorët sipas lexuesve të “Panorama Sport”

Partizani kaloi një krizë të mirëfilltë në fillimin e këtij sezoni, pasi kaloi 7 javët e para të Superiores pa gjetur fitoren në kampionat. Të kuqtë duket se kanë kaluar atë etapë të vështirë të sezonit të tyre, por sigurisht kërkohet ende “shkaktari” i asaj situate që çoi klubin që pretendon të fitojë të dy trofetë në vend, në një krizë të pazakontë e shumë larg kreut.

GUERRILS

Në sondazhin e hapur nga “Panorama Sport”, lexuesit kanë dhënë mendimin e tyre mbi opsionet e ndryshme dhe më shumë se 44% ia faturojnë krizën drejtuesve të klubit, për programimin që kanë bërë për sezonin.

Mbi 29% fajësojnë lojtarët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës, ndërsa nuk kalon pa kritika as stafi teknik, me mbi 18% të votuesve që fajësojnë atë për mungesën e rezultateve në javët e kaluara. Ndërkohë, vetëm 7,64% mendojnë se fajtorë janë gjyqtarët, të kritikuar edhe publikisht nga klubi i kuq pas ndeshjeve të veçanta.

Rezultatet e sondazhit

Rezultatet e sondazhit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"