Kriza e mungesave te Bajerni, Nagelsman grumbullon edhe Ibrahmoviçin… shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 23:01

Kriza e mungesave te Bajerni, Nagelsman grumbullon edhe Ibrahmoviçin… shqiptar

Bajern Mynih përballet me një krizë të paprecedent në këtë fillmiviti për shkak të infektimeve të shumta apo dëmtimeve, duke bërë që Julian Nagelsman të ketë skuadrën të reduktuar në minimum për ndeshjen e parë të vitit ndaj Borusia Mynshengladbah.

arijon

Për të zëvendësuar 9 lojtarët që mungojnë për shkak të COVID-19, trajneri ka vendosur t’u besojë të rinjve dhe një prej tyre është edhe një Ibrahimoviç, i cili për më tepër është me origjinë  shqiptare. Arijon Ibrahimoviç është një 16-vjeçar i talentuar shqiptar, i cili ka spikatur në akademinë e Bajernit dhe Nagelsman shpesh e ka ftuar edhe në stërvitjet e ekipit të parë.

Ai, bashkë me Pol Uaner, ishin në një grumbullim me Gjermaninë U17 në Spanjë, por u ftuan nga Nagelsman dhe të dy udhëtuan sot menjëherë drejt Mynihut për t’iu bashkuar përsëri skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"