Kriza e Luftëtarit, bashkia kallëzon Tavon, Halilajn dhe Ramin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 9:46

Kriza e Luftëtarit, bashkia kallëzon Tavon, Halilajn dhe Ramin

Luftëtari përfundon në prokurori. Përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës, ashtu siç kryetari i saj, Flamur Golemi, kishte deklaruar ditë më parë për “Panorama Sport”, kanë bërë një kallëzim penal në prokurori për presidentin aktual të skuadrës, Bekim Halilajn, por edhe për ish-presidentin Grigor Tavo dhe ish-administratorin Donjaldo Hoxha, si dhe ish-kryebashkiaken e qytetit të gurtë, Zamira Rami.

halilaj tavo

 

Nga in- stitucioni i pushtetit vendor këta persona konsiderohen përgjegjësit kryesorë për situatën që po kalon aktualisht Luftëtari, ekipi që i ka mbetur vetëm emri. Kallëzimi penal i bashkisë për ta është bërë mbi bazën e gjashtë akuzave, konkretisht për “Abuzim me fondet”, “Mashtrim me subvencione”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Shpërdorimi i kompetencave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”. Kryebashkiaku Flamur Golemi ishte shprehur pak ditë më parë se të hënën (dje) do të çonte në prokurori presidentin e ekipit, Bekim Halilajn.

Kështu ka ndodhur, por ndryshimi është se bashkë me Halilajn, institucioni që ai drejton ka kallëzuar penalisht edhe ish-presidentin Grigor Tavo dhe ish-kryebashkiaken Zamira Rami.

Luftetari1

EKIPI INEKZISTENT – Ndërkohë që mes drejtuesve ka nisur një betejë e ashpër
ligjore, ekipi nuk ekziston dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë Luftëtar në Kategorinë e Parë. Futbollistët janë larguar të gjithë. Gjirokastritët, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, pritet ta nisin gjithçka nga e para, me një status të ri, që filli- misht, sipas rregullores, duhet të marrë pjesë në nivelin më të ulët të futbollit shqiptar.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"