Kriza e gënjeshtërt te Reali, ja ekipet ende të pamposhtura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 17:16

Kriza e gënjeshtërt te Reali, ja ekipet ende të pamposhtura

Reali në krizë, pëson shumë gola, Zidan rrezikon shkarkimin, merkato ishte e pamenduar. Shumë lajme të tilla kanë qarkulluar rreth skuadrës madrilene në këtë fillimsezoni, por përfundimi është ndryshe: Skuadra e Zinedin Zidanit udhëheq e vetme kampionatin spanjoll dhe është një nga ekipet e pamposhtura në Europë bashkë me Liverpulin në Angli, Juventusin në Itali, Volfsburgun në Gjermani dhe PSG-në në Francë.

Real Madrid

Madrilenët kanë pasur realisht probleme dhe nuk kanë bindur me fitoret e tyre, por kjo ka pak rëndësi. Zinedin Zidan do të punojë gjatë kësaj kohe për të forcuar të gjitha aspektet, sepse pas dy javësh do të luhet “El Clasico”. Ekipi që duhet vlerësuar maksimalisht në këto momente është Liverpuli. Skuadra e Jyrgen Klopit i ka fituar të gjitha ndeshjet në Premier Ligë dhe po vazhdon e qetë drejt një suksesi të mundshëm në kampionat. 8 fitore nga 8 ndeshje të luajtura nuk ka arritur asnjë ekip në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Pas tyre renditet PSG-ja, Juventusi, Interi dhe Nanta. Bardhezinjtë e Juventusit kanë një meritë të veçantë pasi ia dolën që të thyenin Interin dhe t’i rrëmbenin vendin e parë në kampionatin italian. Megjithatë, zikaltrit gjithashtu renditen si një nga skuadrat me nisjen më të mirë të këtij sezoni, por edhe me mbrojtjen që pëson më pak gola.

Real Madrdit

BARÇA PËR SULMIN- Ka vetëm një vend nderi për skuadrën e Barcelonës në këtë renditje të bërë nga “UEFA”, e cila lidhet me golat e shënuar dhe sulmin.

Katalanasit kanë pasur probleme dhe ulje-ngritje në këtë fillimsezoni, edhe pse duket se në javën e fundit u ringritën dhe gjetën besimin për të punuar dhe për të qenë sa më mirë në “El Clasico”. Ky klasifikim mund të ndryshojë nga java në javë, edhe pse dihet që skuadrat e renditura më lart do të luftojnë për trofe në kampionatet respektive dhe në Europë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"