Kriza e energjisë prek dhe gjigantët, ja vendimi që ka marrë Bajerni për mitikun “Allianz Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 11:32


Kriza e energjisë prek dhe gjigantët, ja vendimi që ka marrë Bajerni për mitikun “Allianz Arena”

Kostot po rriten. Energjia elektrike po shtrenjtohet. Gazi po mbaron. Në të gjithë Gjermaninë ekziston frika se dimri i ardhshëm do të jetë i akullt. Dhe kriza energjetike që ka shkaktuar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka kursyer as klubin e Bajernit, duke prekur tempullin e tyre “Allianz Arena”.

8876788

Nëse aktivizohet plani i urgjencës së gazit, stadiumet e Bundesligës rrezikojnë gjithashtu të mbyllen në dimër. Sipas “Sportbild”, 9 nga 18 impiantet e skuadrave kanë ngrohës fushe me gaz, që mund të nënkuptojë se ndeshjet në vitin 2023 mund të anulohen për shkak të borës dhe akullit nëse rubineti i gazit do rrotullohet.

Kjo është arsyeja pse Bajerni është përfshirë në kauzën e uljes së kostove të energjisë. Zëvendësi i bordit të Bajernit, Jan-Kristian Drezen, pranoi marrjen e masave. Ndriçimi i stadiumit natën do të mbahet ndezur vetëm për 3 orë pas rënies së natës, por edhe kondicionerët do të fiken.

PANORAMASPORT.AL