Kriza e Beneventos, mesfushori Ledian Memushaj mes të dështuarve të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 18:10

Kriza e Beneventos, mesfushori Ledian Memushaj mes të dështuarve të Serisë A

Pas këtij fillim sezoni, me skuadrat që kanë kolauduar kontingjentin e tyre, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” sjell futbollistët që nuk kanë treguar më të mirën e tyre në kampionat.

memush

Në formacionin e të dështuarve bën pjesë edhe vlonjati Ledian Memushaj. Pas transferimit te ekipi i Beneventos, 30-vjeçari duket se nuk ka gjetur ende formën e sezonit të kaluar, ku ishte nga më të mirët tek ekipi i Peskarës, edhe pse nuk arriti ta mbante ekipin e tij në ligën e parë.

memushaj

Krahas tij, në këtë formacion me lojtarët më të dobët në 7 javët e para bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Dagllas Kosta i Juves, Bertolaçi apo Çerçi. Edhe në dy ndeshjet e vështira të kombëtares me Spanjën dhe Italinë, Memushaj nuk bëri një paraqitje nga ato të cilat jemi mësuar ta shohim në Europianin 2016 apo edhe më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"