“Kritikoi presidentin e Tiranës për rënien e ekipit, tifozi dhunohet barbarisht nga njerëzit e Refik Halilit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 23:17

“Kritikoi presidentin e Tiranës për rënien e ekipit, tifozi dhunohet barbarisht nga njerëzit e Refik Halilit”

Një tifoz 23-vjeçar ka rënë preh e dhunës verbale pas përfundimit të ndeshjes miqësore Tirana-Shqipëria U21. Sipas asaj që raporton “Proçesi Sportiv”, disa përkrahës të skuadrës së Tiranës kanë shkuar për të ndjekur skuadrën e tyre në stadium. Prezent në këtë takimim ka qënë edhe presidenti i bardhebluve Refik Halili.

Dhuna

Njëri nga tifozët ka shprehur pakënaqësin e tij duke kritikuar presidentin e Tiranes për gjendjen e keqe qe skuadra po kalon dhe rënies së saj në një kategori më poshtë. Por mbas takimit një tjetër tifoz me inicialet O. K, 23 vjeç, është goditur nga njerëz të afërt të presidentit Halili.

halili

Djali nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me personin që kishte kritikuar Halilin për situatën e klubit. I habitur nga ajo çka po i ndodhte ai s’ka mundur dot t’i rezistojnë dhunës barbare së ushtruar ndaj tij ku është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumes në Tirane për shkak te plagëve e frakturave të shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"