Kritikat për Juventusin, Paratiçi ruan qetësinë: Ta jetojmë këtë moment të lumtur në mënyrën më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 23:55

Kritikat për Juventusin, Paratiçi ruan qetësinë: Ta jetojmë këtë moment të lumtur në mënyrën më të mirë

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratiçi ka deklaruar se skuadra e tij i ka përmbushur tashmë objektivat e vendosura në verë, pra luan në Ligën e Kampioneve, është gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë dhe udhëheq kampionatin italian.

Paratici

Zyrtari i klubit italian theksoi se pavarësisht kritikave të shpeshta të medias italiane për skuadrën, ai ruan qetësinë duke besuar se ekipi do të realizojë objektivat e përheshëm sezonal.

“Juventusi i vendos vetes një objektiv para fillimit të sezonit, i cili është të qenit sa më garues kur të vijë pranvera. Luajmë në Ligën e Kampioneve, jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe udhëheqim kampionatin. Pra, objektivat e vendosura i kemi përmbushur dhe tashmë, siç thotë dhe Rugani, fillon pjesa më e mirë.

Ne luajmë 50-55 ndeshje në sezon, prandaj kemi ndeshje të mira dhe ndeshje jo të mira, në varësi të kundërshtarit apo gjendjes së disa lojtarëve. Gjithmonë, kur mbërrijmë në këtë fazë të sezonit, mediat shkruajnë të njëjtat gjëra për ne. Mos u shqetësoni, e dimë se çfarë po jetojmë dhe jemi të lumtur ta jetojmë këtë moment në mënyrën më të mirë të mundshme,” përfundoi Paratiçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"