Kritikat pas rënies në Kategorinë e Dytë, Kotorri: Kjo gjendje ka 10 vjet, tifozët mund të bënin më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2017 | 14:50

Kritikat pas rënies në Kategorinë e Dytë, Kotorri: Kjo gjendje ka 10 vjet, tifozët mund të bënin më shumë

Portieri dhe kapiteni i Elbasanit, Elvis Kotorri, ka reaguar pas kritikave të shumta të drejtuara për futbollistët verdheblu të cilët ranë në Kategorinë e Dytë. Ai ka postuar një status në profilin e tij në Facebook ku thotë se kjo ditë do të vinte për Elbasanin pasi ekipi ka rreth 10 vjet në gjendje të vështirë.

Elvis Kotorri Elbasani

Reagimi i Elvis Kotorrit

kotorri

Statusi i Kotorrit në Facebook

“Shoh shumë njerëz nëpër Facebook që tani thonë çfarë të duan, sikur mezi e paskan pritur këtë ditë. Po ku ishit ju o futbollistë që ju djeg zemra për Elbasanin të vinit e të luanit këtu e ta shpëtonit mos binte kaq poshtë? Të luanit për këtë fanellë? Asnjë s’e bën.

Sigurisht që eshte turp që Elbasani ra kaq poshtë dhe mua më dhemb shumë, por kjo gjendje ka afro 10 vjet që është kështu dhe do vinte kjo ditë që do kishim një ekip që s’do shpëtonte dot me ndihmën e askujt.

Edhe ju tifozë megjithëse jeni pjesa më e pafajshme e gjithë kësaj gjendjeje, mund të bënit diçka më shumë. Uroj me gjithë shpirt që Elbasani të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar se atje i takon.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"