Kritikat pas eliminimit nga Kupa, Murinjo nuk mban më: Mund të largohesha në dhjetor por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 22:57

Kritikat pas eliminimit nga Kupa, Murinjo nuk mban më: Mund të largohesha në dhjetor por…

Roma ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Empolit sot dhe e sheh veten momentalisht në vendin e dytë në renditjen e Serisë A. Jo pak për skuadrën verdhekuqe që është përballur shpesh me kritika për lojën e saj, apo së fundmi edhe me eliminim nga Kupa përballë Kremonezes.

da97d7790f40ec99acec499b1d096477-0238-khTF-U460804996447AG-528x329@Gazzetta-Web_528x329

“Në stadium ka njerëz që nuk kuptojnë e të tjerë që e bëjnë një gjë të tillë. Por edhe shtypi, ka njerëz që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Nëse do të kisha luajtur me këtë formacion ndaj Kremonezes, do të ishim në gjysmëfinale, por nuk do të kishim fituar sot”, ishin fjalët e Murinjos pas duelit.

“Unë mund të largohesha në dhjetor, por qëndrova këtu. Duket gjithmonë sikur po biem në Serinë B, por në fakt jemi duke luajtur kundër skuadrave shumë të forta”, tha Murinjo pas ndeshjes duke iu referuar mundësisë që iu shfaq për të drejtuar Portugalinë apo Brazilin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"