“Kritikat i marr si motivim”, flet Kamberi: Ju tregoj me cilën skemë luajmë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 13:24

“Kritikat i marr si motivim”, flet Kamberi: Ju tregoj me cilën skemë luajmë më mirë

Florian Kamberi është një nga lojtarët prej të cilit pritet shumë, kjo edhe për formën e mirë që futbollisti po kalon në Skoci me Hibernian.Kamberi555

Sulmuesi zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, por nuk e ka bërë ende debutimin me kuqezinjtë, për shkak të problemit me dokumentacionit. Kamberi së fundmi ka dhënë një intervistë në Skoci, ku flet për periudhën që po kalon te Hibernian, por edhe për kritikat.

“Unë mendoj se në tani po luajmë shumë mirë me skemën 4-4-2. Pikërisht edhe skuadra ka pasur më shumë suksese, kur është përdorur kjo skemë. Dy ndeshjet e fundit, unë dhe partneri në sulm kemi qenë shumë mirë dhe ka ardhur ndyshimi në ekip. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

florian kamberi

Ne sulmuesit marrim shumë kritika. Nëse nuk shënojmë ndonjë gol apo nuk krijojmë ndonjë rast për shënim, atëherë marrim kritika. Unë personalisht këto i marr si motivim, për t’i treguar njërëzve se janë gabim. Mund ta kaloj situatën e kritikave pa problem.”, u shpreh Kamberi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"