Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi? Tre klube duan shërbimet e fantazistit të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2022 | 14:40

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi? Tre klube duan shërbimet e fantazistit të Shqipërisë

Mediat italiane gjatë ditës së djeshme qarkulluan lajmin se Kristjan Asllani nuk ndihet i lumtur në Milano dhe ka kërkuar largimin nga Interi në formulën e huazimit për të pasur sa më shumë minuta në këmbët e tij.

ASLLANI 1

Sipas asaj që raporton një nga mediat e afërta të zikaltërve, tashmë janë tre skuadra të Serisë A që kanë kërkuar me çdo kusht shërbimet e fantazistit të Shqipërisë dhe ata janë Empoli, Specia dhe Torino.

“FcInterNews” shkruan se Asllani shpresonte që të kishte një aktivizim më të shumtë, por nuk dëshiron të largohet nga Interi.

20-vjeçari nga Elbasani u afrua te Interi për të qenë një zëvendësues ideal i Marselo Brozoviç, por edhe me mesfushorin kroat të dëmtuar, shqiptari ka përfunduar si zgjedhje e fundit e trajnerit Simone Inzagi duke parë se në rolin e regjisë së mesfushës përpara mbrojtësve, jo pak herë janë preferuar Hakan Çalhanollu dhe Henrik Mikitarian.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

“BOMBA” NGA ITALIA/ Nuk ndihet i lumtur në Milano, Kristjan Asllani kërkon largimin nga Interi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"