“Kristianon duhet ta lënë të largohet”, Runi komenton situatën në Premier Ligë: Kampion do të shpallet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 11:02

“Kristianon duhet ta lënë të largohet”, Runi komenton situatën në Premier Ligë: Kampion do të shpallet…

Legjenda e Mançester Junajtidit, Uejn Runi, e ka këshilluar klubin që ta shesë Kristiano Ronaldon këtë merkato. Portugezi ka kërkuar largimin, por trajneri Erik ten Hag këmbëngul se sulmuesi 37-vjeçar është në planet e tij për këtë sezon.

45345

“Mendoj se Junajtid duhet ta lërë Kristiano Ronaldon që të largohet. Nuk është se ai nuk mund të luajë në një skuadër të Ten Hagut. Ai mund të luajë në çdo skuadër dhe Roni do të shënojë gjithnjë gola. Por unë mendoj se Junajtid nuk është gati për të luftuar për titull tani dhe objektivi është ndërtimi i një skuadre që mund të rivalizojë për titull në 3-4 vitet e ardhshme dhe ti duhet të mendosh për ndërtimin e kësaj skuadre.

Nëse lajmet se Kristiano dëshiron të largohet nga klubi janë të vërteta, atëherë Junajtid duhet ta lejojë që të largohet dhe të transferojë një numër 9, i cili do të jetë atje për 3-4 vitet e ardhshme për të ndihmuar ndërtimin e një skuadre që mund të jetë e suksesshme. Ten Hagut i duhet dhënë kohë për ta bërë këtë”, shkruante ish-sulmuesi i “Djajve” për “The Times”.

HALAND

HALAND 2

Golashënuesi më i mirë i Mançester Junajtidit beson se edhe këtë sezon titullin do ta fitojnë rivalët e Sitit, që me Erling Halandin në skuadër, do të kenë një forcë më të madhe sulmuese: “Unë e pashë në finalen e Superkupës dhe mund t’iu konfirmoj se Haland do të shënojë shumë gola në Angli dhe për mendimin tim do të bëjë diferencën në garën për titull.

Ai është arsyeja kryesore përse Siti do të mbrojë trofeun. Liverpuli është një skuadër e pabesueshme që në ditën e vetë mund të mundë çdo kundërshtar, por unë mendoj se Siti ka lojtarët më të mirë dhe ata janë një skuadër më e fortë. Mendoj se Haland do të bëhet një superyll në Premier Ligë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"