Kristiano Ronaldo snobon ceremoninë e çmimit “The Best”, ja aryseja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 10:26

Kristiano Ronaldo snobon ceremoninë e çmimit “The Best”, ja aryseja

Pas mbrëmjes gala në Montekarlo për çmimet UEFA, me sa duket, Kristiano Ronaldo do të snobojë edhe ceremoninë e çmimeve FIFA, konkretisht ceremoninë e “The Best”, e cila do të zhvillohet sot në Londër. Ky lajm është ofruar dje, në orët e vona, nga media spanjolle, e cila raporton se mund të jetë ndeshja e radhës në kampionat, që Juventusi ka me Bolonjën, të mërkurën, e cila nuk ia lejon këtë udhëtim, duke parë edhe kohën e ngjeshur mes dy eventeve.

21_5224

Gjithsesi, një tjetër mundësi mund të lidhet edhe me faktin që ndoshta portugezi e ka marrë informacionin se nuk do të jetë ai “Topi i Artë i FIFA”-s, në garë për të cilin është me Luka Modriçin (Real Madrid/Kroaci) dhe Muhamed Salahun (Liverpul/Egjipt) dhe ashtu siç ndodhi me vlerësimet UEFA ka vendosur që të mos konfirmojë prezencën e tij.

Pa dyshim që edhe diçka e tillë bën jo pak zhurmë dhe jehonë kur bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, ndonëse vetë futbollisti, pas kartonit të kuq me Valencian, ka vendosur që të hyjë në heshtje shtypi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"