Kristiano Ronaldo nis jetën në Mançester: E kush tha që këtu nuk del dielli?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 17:02

Kristiano Ronaldo nis jetën në Mançester: E kush tha që këtu nuk del dielli?

Momente qetësie në ajër të pastër, në oborrin e shtëpisë së re, me një filxhan kafeje në dorë dhe me një sy nga fëmijët.

Ronaldo

Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez postojnë fotot e para nga Mançesteri, në jetën e tyre familjare që i pret këtë sezon. Çuditërisht dje ishte edhe një ditë me diell në Britaninë gri, duke tërhequr edhe vëmendjen e portugezit, i cili shkruante nën foto:

“Kush thotë që në Mançester nuk del dielli?” Ndërkohë që e fejuara e tij është e lumtur për jetën e re pas aventurën me Juventusin: “Sa më kishte munguar të jetoja në Angli…” Janë fjalë që konfirmojnë se ata nuk po e vuajnë aspak largimin nga Torino.

 

NËNA HUMBET DEBUTIMIN – 36-vjeçari po bëhet gati për të debutuar të shtunën kundër Njukasëllit në “Old Trafford”, por nëna e tij pritet të mungojë në rikthimin e tij në Mançester pas 12 vitesh. 66-vjeçarja ka probleme me tensionin dhe asaj i ka rënë dy herë të fikët duke ndjekur të birin nga shkallët e stadiumit. Për këtë arsye sulmuesi i ka ndaluar asaj që ta ndjekë direkt për shkak të emocioneve të forta.

MORATI – Një përmbledhje të aventurës së tij në Torino e ka bërë edhe ish-presidenti i Interit, Masimo Morati. “Kristiano në Torino nuk ishte një dështim. Ai e bëri punën e tij, shënoi një mal me gola”, tha Morati për “Messaggero”, duke kritikuar kështu skuadrën e Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"