Kristiano Ronaldo mund të ishte i Milanit, Fasone zbulon prapaskenën: Unë i binda që të mos e blinim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 11:54

Kristiano Ronaldo mund të ishte i Milanit, Fasone zbulon prapaskenën: Unë i binda që të mos e blinim

Ish-administratori i Milanit, Marko Fasone, në një prononcim për “Il Sole 24 Ore” ka zbuluar se ka pasur bisedime konkrete dhe Kristiano Ronaldo mund t’i bashkohej kuqezinjve. Ishte pikërisht Fasone që bindi presidentin Li që të hiqte dorë nga ylli portugez.

5eb4c14292ee07d7420b38c6b99c9fdb-0013-kb3F-U310579675236MOI-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Fasone nuk është më pjesë e klubit teksa u largua pas dështimit të Milanit që nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampioneve. Ish-administratori tregon gjithashtu se nuk ka kontakte prej shumë kohësh me ish-presidentin Li.

“Është e vërtetë. Janghong Li dëshironte të merrte Kristiano Ronaldon te Milani. Zoti Li dëshironte të merrte CR7 pasi ndjente se kishte një forcë të madhe në tregun kinez. Lojtari dëshironte të largohej nga Madridi.

Marco+Fassone+SS+Lazio+v+AC+Milan+Serie+vr4aC_YhKXRl

Ne jemi takuar në korrik 2017 me menaxherin e tij, Mendes, për të verifikuar kostot dhe gatishmërinë e lojtarit. Pastaj unë e binda të hiqte dorë nga ëndrra: Ronaldo kushtonte shumë. Unë mendoj se Milani u drejtua nga një bord i shkëlqyer drejtuesish. Bëmë 20 milionë euro më shumë në qarkullim.

DNAG200W4AYoH4D

Nuk kam kontakte ish-presidentin Li, ndonjëherë flas me krahun e djathtë të tij, David Li. Nuk më shqetëson nga erdhën paratë e tyre. Në marrëveshje ishin përfshirë këshilltarë me emër. Përse duhej të dyshoja për prejardhjen e parave të tyre?”, u shpreh Fasone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"