Kristiano Ronaldo merr superofertën e parë, 225 milionë euro për portugezin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 22:33

Kristiano Ronaldo merr superofertën e parë, 225 milionë euro për portugezin!

Kristiano Ronaldo është aktualisht pa klub, pasi Mançester Junajtid vendosi të ndërpriste kontratën me yllin portugez pas deklaratave që ai lëshoi në adresë të klubit dhe të trajnerit Ten Hag. Por duket se CR7 nuk do të vuajë për të gjetur punë, edhe pse cilësia e skuadrave që i ofrohen është diçka tjetër.

ronaldo

Me pjesën më të madhe të klubeve europiane që nuk duken të interesuara për futbollistin, jo vetëm nga pikëpamja financiare. Ofertat atij vazhdojnë t’i vijnë nga Lindja e Mesme ku Al Nasr i kampionatit të Arabisë Saudite, është kthyer përsëri në lojë me një propozim të çmendur për Ronaldon.

Pasi kishin tentuar pa sukses që të nënshkruajnë në verë me të, drejtuesit e klubit saudit kanë kontaktuar përsëri përfaqësuesit e Ronaldos dhe i kanë bërë një ofertë të re për futbollistin.

Sipas “AS”, oferta e re për Ronaldon kap shifrën e 225 milionë eurove për tre vitet e ardhshme. Një ofertë e çmendur për lojtarin 37-vjeçar por që nuk krahasohet me atë që i kshin bërë në verë. Asokohe, Ronaldos i ofruan 250 milionë euro për vetëm 2 vite kontratë me klubin saudite. Me sa duket, vlera e portugezit ka rënë edhe për sheikët arabë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"