Kristiano Ronaldo me hotel të ri në Mançester, konkurron ish-shokët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 17:01

Kristiano Ronaldo me hotel të ri në Mançester, konkurron ish-shokët

Kristiano Ronaldo ka marrë lejen për ndërtimin e një hoteli të ri në Mançester.

Screenshot-2020-11-23-at-10.01.14-1200x828

Sipas “The Sun”, sulmuesi portugez do të ndërtojë një hotel të ri luksoz 11 katesh në zonën e Lagjes Veriore me katër yje plus, duke hyrë në konkurrencë kështu me ish-shokët e skuadrës së tij në “Old Trafford”, Geri Nevil dhe Rajan Gigs, të cilët kanë në pronësi të tyre “Hotel Football”, i cili prej vitit 2015 pozicionohet pranë stadiumit të Junajtid.

Hoteli i ri i yllit të Juventusit pritet të inaugurohet në vitin 2023. Ai do të ketë 150 dhoma. 35-vjeçari e njeh mirë biznesin e hotelerisë, duke qenë se ka një rrjet hotelesh në vendlindje, në Funçal, Madeira, qytetin e tij të lindjes dhe në Lisbonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"