Kristiano Ronaldo, futbollisti më me ndikim në Instagram/ Ja yjet që kryesojnë “Top-10” dhe shumat marramendëse që fitojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 20:42

Kristiano Ronaldo, futbollisti më me ndikim në Instagram/ Ja yjet që kryesojnë “Top-10” dhe shumat marramendëse që fitojnë

Nuk është çudi që njeriu më i ndjekur në rrjetet sociale dhe Instagram, Kristiano Ronaldo, kryeson listën e futbollistëve që do marrin pjesë në ‘Kupën e Botës’ më me ndikim në Instagram.

cristiano-ronaldo-leo-messi-neymar-mbappe-vinicius-1

Sulmuesi i Manchester United ka 480 milionë ndjekës në Instagram – më shumë se çdo lojtar tjetër që do të luajë në Katar dhe më shumë se çdo njeri tjetër. Postimet e tij individuale gjithashtu vlejnë më së shumti, me çdo postim që vlen deri në 3.1 milionë funte apo 3.5 milionë euro.

Analiza është bërë nga kompania e statistikave ‘Nielsen Gracenote’, e cila ka vlerësuar numrin total të ndjekësve të lojtarëve, rritjen e ndjekësve në vitin e fundit, shkallën e angazhimit dhe vlerën mesatare të markës për postim në Instagram. Numri i ndjekësve të Ronaldos është rritur me pothuajse 47 për qind gjatë vitit të kaluar dhe ka një përqindje angazhimi prej 2.25 për qind në postime.

Rivali i tij ‘i përjetshëm’ Lionel Messin qëndron i dyti me 360 milionë ndjekës dhe një vlerë postimi individual prej 2.3 milionë funtesh apo 2.6 milionë euro. Argjentinasi ndiqet nga dy shokët e skuadrës Neymar (178 milionë ndjekës) dhe Kylian Mbappe (72.5 milionë) që renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, me të dy postimet e tyre individuale arrijnë vlerë pak më shumë se 1 milion funte apo 1 milion euro.

Top 5 mbyllet me sulmuesin brazilian të ‘Real Madrid’ Vinicius Junior që ka pasur rritjen më të madhe të ndjekësve me 89.69 për qind. Më pas renditen Karim Benzema, Paulo Dybala, N’Golo Kante, Paul Pogba, Sergio Ramos

Në këtë mes janë publikuar edhe vendet më të popullarizuara në Kupën e Botës në Instagram.

Vendet më me ndikim renditen si në vijim:

1.Franca

2.Brazili

3.Portugalia

4.Anglia

5.Argjentina

6.Meksika

7.Gjermania

8.Spanja

9.Maroko

10.Holanda

© Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"