Kristiano Ronaldo çudit tifozët, portugezi vendos të rikthehet në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 23:40

Kristiano Ronaldo çudit tifozët, portugezi vendos të rikthehet në Madrid

Kristiano Ronaldo e ka mbyllur me pushimet e tij në Greqi, dhe është rikthyer në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një rikthim tek Reali, por vetëm një vizitë në qytet, për të marrë sendet e fundit personale, dhe për t’u përshëndetur me disa prej miqve të tij.

1531505788_156669_1531506352_noticia_normal

Pak minuta më parë, Ronaldo është ulur në aeroportin e Barajas në Madrid, por ndërkohë ditën e hënë, do të jetë në Torino, për t’u prezantuar zyrtarisht si lojtar i Juventusit. Por, të gjithë kanë filluar të blejnë bluzat e tij, dhe tifozët e Juves po e presin me padurim ta shohin nga afër, dhe ky udhëtim i tij i ka habitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"