Kristiano, “Mr. 799 golëshi” që po thyen çdo rekord në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 15:14

Kristiano, “Mr. 799 golëshi” që po thyen çdo rekord në Champions

Kristiano Ronaldo dhe Robert Levandovski e bënë sërish. Kampioni i Mançester Junajtidit dhe ai i Bajernit të Mynihut shënuan në të pesta ndeshjet e para të grupit të Ligës së Kampioneve për herë të dytë gjatë karrierës së tyre: CR7 e kishte bërë edhe në sezonin 2017-‘18, në atë në të cilin fitoi Champions-in e fundit me Realin e Madridit përpara se të transferohej te Juventusi.

ronaldo

Ndërkohë që polaku e kishte shënuar një rekord të tillë dy sezone më parë. Përpara tyre, vetëm Haland, Nejmar, Rebrov dhe Alesandro del Piero. Por, sulmuesi portugez është i vetmi që ka shënuar në të gjashta ndeshjet e një grupi. Goli ndaj Vijarealit e afroi 36- vjeçarin me golin numër 800 në karrierën e tij (799).

NË CHAMPIONS – Në transfertën spanjolle, e cila siguroi edhe biletën e “Djajve të kuq” në 1/8-at e Champions-it që pas ndeshjes së pestë në grup, Kristiano festoi golin e 140-të në këtë kompeticion. Ishte goli i 10-të i tij në jetën e dytë në Mançester.

Në kompeticionet e UEFA-s për klube, Kristiano mban 14 rekorde me firmën e tij: atë të prezencave në të gjitha kompeticionet e UEFA-s për klube: 189 ndeshje; prezencave në Champions: 181; gola në kompeticionet e UEFA-s: 143; golave në Champions: 140; golave gjatë një sezoni në Champions: 17 (2013-‘14); golave në fazën me eliminim direkt në Champions: 67; prezencave në fazën e grupeve: 98; fitoreve në finalet e Champions-it:

Lojtari që ka shënuar në tri finale të Champions-it; lojtari që ka shënuar në të gjashta ndeshjet e një grupi gjatë një sezoni në Champions; lojtari që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi të Champions-it, lojtari që ka shënuar 10 gola kundër një klubi të vetëm në Champions: Juventusit; lojtari që ka fituar më shumë çmime individuale si lojtari më i mirë: 4; prezencave në skuadrën e vitit të UEFA-s: 15.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"