Kristal Abazaj, ditëlindjen e feston si titullar me Anderlehtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 18:05

Kristal Abazaj, ditëlindjen e feston si titullar me Anderlehtin

Kristal Abazaj e ka festuar ditëlindjen si titullar në përballje e sotme ndaj Roselares. Ish-ylli i Luftëtarit, i cili mbushi 22-vjeç, e nisi nga minuta e parë takimin miqësor teksa u ndërrua në fillimin e pjesës së dytë nga Bakali.

Anderleht

Gjatë kohës që Abazaj qëndoi në fushë, Anderlehti udhëhoqi me rezultatin 1-0 falë golit të Vranjes, ndërkohë që Roselare barazoi në pjesën e dytë.

abazaj anderleht

Aktivizimi si titullar i futbollistit të Kombëtares, ishte një shenjë pozitive dhe pritet që ai të ndihmojë Anderlehtin në sezonin e ardhshëm, në misionin titull. Mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen ishte vendi i titullarit. Drejtuesit belg presin shumë nga talenti shqiptar, i cili ka shansin e shkëlqyer për të treguar veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"