Krisjet me Alegrin, ylli i Juventusit në shënjestrën e Realit të Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 12:05

Krisjet me Alegrin, ylli i Juventusit në shënjestrën e Realit të Madridit

Pas fërkimeve të fundit mes Federiko Kiezës dhe trajnerit Masimiliano Alegri, për shkak edhe të një nisjeje sezoni të vështirë të bardhezinjve, flitet që tani për një lamtumirë të mundshme të ish-sulmuesit të Fiorentinës nga Torino.

kieza

Zërat vijnë nga Spanja, më saktësisht nga “Diario gol”, e cila shkruan se pas sulmuesit italian është vendosur Reali i Madridit. “Në rast se skuadra e Karlo Ançelotit nuk do të mbërrijë tek ëndrra e saj e vjetër, Kilië Mbape”, raportojnë spanjollët, atëherë mund të hedhë sytë nga Kieza, i cili mund të transferohet në “Bernabeu” për një shifër rreth 60 milionë euro.

Pas një sezoni pozitiv me skuadrën e Andrea Pirlos dhe një Europiani fantastik me Italinë, ai tregoi se është në gjendje për të ndryshuar ndeshjen në çdo moment.

Jo vetëm driblime, por edhe gola, asiste dhe ritme të larta. Një futbollist modern që duhet të afirmohet te bardhezinjtë në çfarëdolloj moduli që do të zgjedhë Alegri.

Por nisja e vështirë e sezonit të Juves e vështirëson edhe situatën e tij. Ai ka pasur pak hapësirë dhe nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e trajnerit të ri.

Sigurisht, ai nuk është në listën e prioriteteve të madrilenëve, por gjithçka mund të ndryshojë në javët e ardhshme me një ofertë të mundshme në tavolinë, e cila do të ishte shumë herë më e vogël sesa kostoja për të sjellë Mbapenë në “Bernabeu”, gjithnjë në rast se sulmuesi francez vendos të rinovojë në Paris dhe nuk largohet me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"