Krisje totale te Barcelona, Mesi sherr me Pikenë: Faji është i mbrojtjes sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2018 | 14:34

Krisje totale te Barcelona, Mesi sherr me Pikenë: Faji është i mbrojtjes sepse…

Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit, dhe kryesuesit më të dobët të La Ligas, me vetëm 14 pikë, bashkë me Realin. Ndoshta është herët për të folur për një krizë te Barcelona, por në dhomat e zhveshjeve, gjërat nuk duken aspak mirë.

mesi pike

Të paktën, kështu raporton gazetari Eduard Inda, gjatë emisionin “El Chiringuito”, ku Zherard Pike dhe Leo Mesi, kanë një divorc total mes tyre. Mësohet se mbrojtësi spanjoll, nuk e duron dot faktin se kapiteni nuk i del përballë situatave të vështira të skuadrës, por flet për mediat vetëm kur është jashtë Europës, veçanërisht në grumbullimet me Argjentinën.

Ndërkohë, përgjigja e “pleshtit”, ka qenë se faji kryesor është i mbrojtjes që pëson kaq shumë. Një situatë e tensionuar kjo, që vjen para një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League, si ajo ndaj Totenhemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"