Krisje totale, Nojer refuzon rinovimin me Bajernin e Mynihut dhe afrohet me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 23:31

Krisje totale, Nojer refuzon rinovimin me Bajernin e Mynihut dhe afrohet me Çelsin

E ardhmja e Manuel Nojerit mund të mos ketë mëe si mburojë fanellën e Bajernit të Mynihut. Portieri gjerman, i cili sivjet ka krisur marrëdhëniet me drejtuesit e lartë të klubit, ka refuzuar ofertën për rinovim që i është bërë në orët e fundit. 33-vjeçari ka një kontratë me kampionët e Bundesligës deri në verën e vitit 2021, por oferta e fundit që i është bërë kishte skadencën 2023 dhe Nojer e ka refuzuar atë kategorikisht.

Nojer

Ultimatumi i gardianit të Bajernit ka qenë skadenca 2025, përndryshe kërcënon largimin nga Mynihu. Dhe sipas britanikes “Daily Mail” edhe përgjigja e bavarezëve ka qenë e ftohtë nga ana e krerëve të klubit, duke konfirmuar ndoshta se krisja mes palëve është totale.

Dhe ndoshta këtë verë nuk do të ishte çudi në rast të një divorci të bujshëm dhe të papritur mes Bajernit të Mynihut dhe Manuel Nojerit, ndonëse për këtë të fundit nuk do te jetë aspak e vështirë që të gjejë një tjetër ekip. Sërish sipas burimeve mediatike angleze, Nojer duket gjithmonë e më i tunduar nga joshja e Çelsit, i cili është i vsndosur për të larguar titullarin Kepa. Prandaj, duke parë edhe risitë që vijnë nga Mynihu, ndoshta blutë e Londrës do ta rrisin edhe më shumë presingun në vazhdim ndaj kapitenit bavarez.
Kepa

Gjithsesi, në këtë pikë edhe Bajerni ndoshta nuk është shumë i trembur nga një largim i mundshëm i portierit të Kombëtares gjermane, pasi e kanë blerë tashmë pasardhësin e tij, Aleksandër Nybelin nga Shalke 04. Gjithsesi, përveç 23-vjeçarit një alternativë mbetet edhe Mark-Andre Ter Shtegen që duket se do të largohet nga Barcelona pas rihapjes sa merkatos.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"