Krisje për një serb te Bajerni, drejtuesit kundër Tuhel për dështimin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:34

Krisje për një serb te Bajerni, drejtuesit kundër Tuhel për dështimin e Juventusit

Situatat problematike te Bajenr Mynih nuk kanë fund dhe me sa duket, edhe trajneri Tomas Tuhel nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit, ashtu si Nagelsman para tij. Sipas “Sky Deutschland”, lëvizja më e rëndësishme e merkatos së verës mund të bllokohet pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve.

sadfsadsadsada

Bajerni kërkon një qendërsulmues cilësor, për të zëvendësuar Levandovskin apsi Çupo-Moting dhe Mane nuk e plotësojnë vendin e lënë bosh nga polaku. Në ditët e kaluara ka qarkulluar lajmi se bavarezët janë interesuar për Dushan Vlahoviç, i cili është gati t’i japë lamtumirën Juventusit.

Por ky emër nuk gjen pëlqimin e të gjithëve. Nëse Tomas Tuhel e sheh sulmuesin si një emër që mund t’i bëjë punë skuadrës në këtë rol, duke i dhuruar lojë dhe gola, drejtuesit e klubit nuk e shohin në të njëjtën mënyrë. Sipas tyre, lojtari nuk është në lartësinë e duhur, edhe për shkak të asaj që ka shfaqur te Juventusi në eksperiencën e tij si bardhezi.

Për më tepër, pagesa e 80 milionë eurove që kërkon Juventusi për të shitur lojtarin, duket si shpenzim i tepërt. Ndaj kjo ka lënë në vendnumëro strategjinë e merkatos së klubit i cili është zhytur në kaos në këtë sezon si rrallëherë më parë në historinë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"