Krisja Grizman-Benzema për “like” dhe “follow”, zbulohet arsyeja e çuditshme që ndau kampin e Francës në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2022 | 20:23

Krisja Grizman-Benzema për “like” dhe “follow”, zbulohet arsyeja e çuditshme që ndau kampin e Francës në Botëror

Përfaqësuesja e Francës mori pjesë në Botërorin 2022 pa një prej yjeve të kësaj skuadre, Karim Benzema. Edhe pse sulmuesi ishte në listë edhe pas dëmtimit dhe mund të kthehej në përafqësuese në fazën me eliminim direkt, kjo nuk ndodhi pasi Deshamp vendosi të vazhdonte të luante me lojtarët që kishte në dispozicion.

benzemagrizman

Kjo, fillimisht për fakti se ai ishte bërë i padëshiruar për një lojtar në veçanti, Antuan Grizman. Gazetari i njohur francez, Romen Molina, ka zbuluar detajet e krisjes që solli largimin e Benzema për të mos u kthyer më në grumbullimin e “gjelave”.

Sipas tij, Grizman dhe lojtarët e tjerë, kishin qenë shumë të shqetësuar se Benzema po merrte një rol shumë kryesor në grup, aq sa kishin kërkuar një mbledhje me drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv. Molina insiston se gjithçka kishte lidhje me “like” dhe “follow”. Më saktësisht me faktin që Benzema merrte kudo një rol kryesor në postimet e Federatës ndërsa Grizman dhe të tjerët nuk pasqyroheshin sa duhet. Një arsye e çuditshme, por që raportohet se ka qenë baza e krisjes në radhët e “gjelave” me grupin  e Grizman që nuk donte kthimin e Benzema në ekip dhe ia doli të bindte edhe Deshamp.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"