Kriset me tifozët madrilen, Milani dhe Interi tentojnë lojtarin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 11:05

Kriset me tifozët madrilen, Milani dhe Interi tentojnë lojtarin e Realit

Reali i besoi duke investuar 60 milionë euro për ta blerë nga Frankfurti. Minuta me pikatore dhe pak gola e kanë shndërruar Luka Joviçin në shënjestër të tifozërisë.

jovic

Edhe pse shënoi ndaj Leganesit, lojtari ka folur me pakënaqësi lidhur me mbështetjen e pakët që ka pasur nga fansat në Madrid. Në këto kushte, largimi i tij ka nisur të përflitet për merkaton e dimrit.

Sipas asaj që shkruan “La Gazetta dello Sport”, ekziston ende mundësia që Joviç të largohet nga Reali për të pasur vazhdimësi në një ekip tjetër. Milani dhe Interi po ndjekin me kujdes situatën e lojtarin në Spanjë dhe në merkaton e janarit mund të provojnë ta afrojnë atë në ekip si huazim.

/PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"