“Krijuam shumë raste, por ishte e vështirë të gjenim hapësira në sulm”, Hysaj: Kjo skuadër ka shumë vlera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 23:20

“Krijuam shumë raste, por ishte e vështirë të gjenim hapësira në sulm”, Hysaj: Kjo skuadër ka shumë vlera

Elseid Hysaj foli pas triumfit 0-2 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj San Marinos. Në prononcimin për “Supersport”, kapiteni i Kombëtares në këtë përballje deklaroi:

elseid hysaj

“Ata ishin një skuadër si Andorra që u mbyllën shumë. Ishte e vështirë të gjeje hapësira në sulm. Në pjesën e dytë u lodhën, ne ishim më mirë fizikisht. Ndikuan edhe ndërrimet që bëri trajneri me futjen e Roshit dhe Uzunit. Raste kemi pasur shumë. Kemi bërë shumë korne. Ishte e vështirë që të kombinonim topin me njëri-tjetrin. Por këto ndeshje kështu janë, edhe me Hungarinë, nuk pësuan gol për 70 minuta.

Kemi 6 pikë, jemi në lojë, besoj që jemi duke u rritur. Duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin. Kjo skuadër ka shumë vlera.

E dinim që Bajrami kishte disa probleme me dokumentat, por nuk e dija që gjerat janë shumë serioze. Shpresoj që të zhbllokohen problemet dhe të vijë me Kombëtaren, se është lojtar shumë i mirë”, u shpreh Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"