“Krijojmë shumë raste, por nuk jemi deçizivë para portës”, Gruda: Ja çfarë më kërkoi trajneri Martini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 18:25

“Krijojmë shumë raste, por nuk jemi deçizivë para portës”, Gruda: Ja çfarë më kërkoi trajneri Martini

Ildi Gruda ishte një nga më të dalluarit te Teuta, në sfidën ndaj Skënderbeut, ku “djemtë e detit” triumfuan me rezultatin 0-1. Shkodrani arriti të fitonte 11-metërshin që u shndërrua në gol nga Dejvi Bregu. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Gruda u shpreh:

bandicam 2021-04-18 18-28-05-024

“Trajneri më kërkoi të jap më të mirën time. Unë do luaj si në krah si në sulm dhe do të jap më të mirën për ekipin tim.

Roli im i preferuar është në sulm, edhe në krah nuk është se ndihem keq, kam më shumë hapësira, por ndihem më mirë në sulm. Me Krasniqin shkojmë shumë mirë, jemi shok të mirë, nuk kemi asnjë gjë, thjesht zgjedhje e trajnerit.

Krijojmë shumë raste, por nuk jemi deçizivë para portës. Duhet të punojmë më shumë tek porta që të vazhdojmë përpara”, u shpreh Gruda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"