Krijimi i Super Ligës, Juventusi bën “kryeneçin”. I vetmi ekip që nuk përmend tifozët në deklaratat e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 15:49

Krijimi i Super Ligës, Juventusi bën “kryeneçin”. I vetmi ekip që nuk përmend tifozët në deklaratat e saj

Sipas mediave italiane Juventusi është ekipi i vetëm që nuk i ka përmendur tifozët e saj në deklaratat në lidhje me krijimin e Super Ligës.

Anjeli66

Andrea Anjeli u shpreh për “Reuters” se Super Liga nuk mund të vazhdojë më pasi 6 klubet e Premier Ligës ishin tërhequr nga gara. Në deklaratë zyrtare klubi Interit, u shpreh se “Jemi gjithmonë të përkushtuar ndaj tifozëve që t’ju japim më të mirën në futboll”, ndërsa dhe klubi i Milanit në mënyrë indirekte u shpreh se “Duhem të jemi të ndjeshëm ndaj zërave të tifozëve”.

Ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë skuadra e Juventusit, ku presioni mbi Anjelin tani më është rritur shumë. Bardhezinjtë kanë vazhduar me bindjet e tyre mbi projektin e ri, duke u shprehur në deklaratën zyrtare se mendojnë për të ardhmen afatgjatë.

“Juventus mbetet i bindur për qëndrueshmërinë e hapësirave sportive, komerciale dhe ligjore të projektit, ai beson se aktualisht ka shanse të kufizuara që projekti të përfundojë në formën e konceptuar fillimisht”, thuhet në deklaratën e tyre.

Fakti që nuk u ka kërkuar falje tifozëve do të thotë se Anjeli nuk ka ndërmend të japë dorëheqje,  çka mund të çonte dhe në një irritim të madh të tifozëve bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"