Krijimi i Super Ligës Europiane, zbulohet shuma e majme që pritet të përfitojnë 12 klubet pjesmarrëse që në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 17:09

Krijimi i Super Ligës Europiane, zbulohet shuma e majme që pritet të përfitojnë 12 klubet pjesmarrëse që në start

Krijimi i Super Ligës Europiane ka shkaktuar një tërmet të vërtetë anembanë Kontinentit të Vjetër. Të shumta kanë qenë reagimet nga aktorët kryesor të lojës më të ndjekur në mbarë botën.

Superliga

Edhe pse ka kundërshtim të ashpër nga FIFA dhe UEFA, themeluesit e Super Ligës Europiane, duken të bindur për të mos bërë mbrapa.

DAZN është i gatshëm të ofrojë pesë miliardë euro për t’i marrë të drejtat televizive, e këtij kompeticioni të ri, teksa fitimet për klubet pjesëmarrëse pritet të jenë tepër të majme.

Që në start të ligës, raportohet se 12 klubet do të përfitojnë nga 425 milionë euro, vetëm se i janë bashkuar kësaj gare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"