Kreu paraqitje mbreslënëse, përlotet Kastijeho: Deri dje nuk më donte as nëna ime, tani shkoj të festoj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 14:35

Kreu paraqitje mbreslënëse, përlotet Kastijeho: Deri dje nuk më donte as nëna ime, tani shkoj të festoj në…

Samuel Kastijeho pas fitores me përmbysje të Milanit 3-2 ndaj Veronës në “San Siro” është shfaqur i përlotur dhe në një prononcim për “Milan TV” sulmuesi spanjoll i ka shpjeguar lotët e tij. Kastijeho i sapo futur në fillimin e pjesës së dytë zhvilloi një super ndeshje duke qenë një nga lojtarët më deçiziv të kuqezinjve dhe pas këtij takimi ka bërë një deklaratë duke thënë se as nëna e tij nuk e donte deri dje, por sot feston në shtëpinë e tij:

 

kastijeho 1

“Deri dje nuk më donte as nëna ime, sot shkoj festoj në shtëpinë time. Lotët tregojnë momentin që po përjetoj. Ofertat? Qëndroj në Milanelo, më pas të shohim.

Më mban ende kjo fanellë, në merkaton e verës isha më lag sesa pranë Milanit, por fati im dëshironte që unë të qëndroja këtu.”, përfundoi Kastijeho.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"