Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italianë sqaron gjithçka: Ja çfarë duhet bërë që të rinisë kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 17:46

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italianë sqaron gjithçka: Ja çfarë duhet bërë që të rinisë kampionati

Në Itali ende nuk është marrë një vendim për rifillimin e kampionatit, teksa tashmë është e pamundur që të mendohet futbolli aty, duke parë situatën shumë të vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të Koronavirusit.  tomasi

Hipoteza e parë është që kampionati të nisë në fillim të qershorit, për të vazhduar kampionati edhe gjatë verës. Për këtë ka folur edhe kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italianë, Damiano Tomasi.

Ky i fundit ka sqaruar disa kushte kryesore që nevojiten për të startuar sërish kampionatin. “Përfundimi komplet i emergjencës dhe të jenë të gjithë të jenë shëruar është shumë i rëndësishëm si fillim. Nëse futbolli rikthehet, atëherë duhet të ketë vullnet që të shkojë kampionati deri në fund edhe pas 30 qershorit sepse ende duhet të jenë edhe shumë ndeshje.

Të vendosësh në tavolinë atë që bien në kampionat deh ata që ngjiten është e vështirë, kjo për shkak të investimeve që kanë bërë klubet.  Duhet të bëhet i mundur udhëtimi i sigurt, sepse nuk është vetëm fjala për stërvitjen por edhe për faktin se në transfertë duhet të lëvizin 50 veta, dy herë në javë dhe në ato që quhen zona të nxehta.”, u shpreh Tomasi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"