Kreu i La Ligës shpërthen ndaj Interit: Demi duhet kapur prej brirësh, ndryshe nuk i dilet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 20:39

Kreu i La Ligës shpërthen ndaj Interit: Demi duhet kapur prej brirësh, ndryshe nuk i dilet

E teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur te ai në Spanjë, Havier Tebas kërkon që ta zhvendosë atë duke bërë deklarata në formë akuzash për skuadrën e Interit, PSG-së dhe Mançester Sitit. Ai ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” duke thënë:

javier-tebas-1414780820

“Sanksionet kundër PSG për Fair Play Financiar? Jam pesimist, shoh se UEFA nuk përballet me temën sikurse duhet të bëjë. Demi duhet kapur prej brirësh, përndryshe nuk i dilet. Sot nuk flasim më vetëm për PSG dhe Mançester Siti, por edhe për klube të tjera, si Inter, sikurse pamë në rastin Modric. Nuk ka më nevojë që të kesh një status mbi krahë, mjafton të kesh një kapital të madh. Kjo gjë shkakton inflacion në sektorë shumë të rregulluar si La Liga. Këtë vit do të punoj shumë në këtë aspekt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"