Krepa me luleshtrydhe dhe boronica, ja mëngjesi i Levës para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 21:55

Krepa me luleshtrydhe dhe boronica, ja mëngjesi i Levës para ndeshjes

Robert Levandovski bën lajm në çdo moment te Barcelona. Përtej planit sportiv, polaku është në qendër të vëmendjes edhe për dietën e tij ushqimore. Duke pasur në krah bashkëshorten e tij Ana, një dietologe e nutrioniste, të gjithë interesohen për sekretet e tij.

LEVANDOVSKI 2

Ndonjëherë ai i zbulon dhe vetë siç ishte rasti i mëngjesit të veçantë para takimit të së dielës në La Liga kundër Seviljes. Në fakt ka qenë vetë bashkëshortja e Levës, Ana Levandovska, ajo që ka publikuar në rrjetet sociale një foto të bashkëshortit të saj me mëngjesin e bërë gati. Ka qenë një mëngjes mjaft i shëndetshëm.

Një pjatë që mban firmën “Foods by Ann” (Ushqime nga Ana) dhe që përbëhet nga krepa të shoqëruara me luleshtrydhe dhe boronica. Vetë Ana Levandovska më vonë shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se ai i së dielës ishte një nga vaktet që bashkëshorti i saj konsumon gjithnjë në ditën e ndeshjes. “Krepa me përbërës veganë për burrin tim. Është një ditë ndeshjeje dhe po ju tregoj një nga vaktet e Robert Levandovskit”, tha sipërmarrësja dhe bashkëshortja e sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"