“Krenarë për paraqitjen e treguar”, Saka: Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, të qëndrojmë me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 15:13

“Krenarë për paraqitjen e treguar”, Saka: Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, të qëndrojmë me këmbë në tokë

Arsenali ka bërë startin më të mirë në historinë e klubit në Premier Ligë, por Bukajo Saka paralajmëron shokët se ata duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

saka

“E patë sesa shumë dhanë të gjithë. Ata ishin skuadra e vetme që na kishin mposhtur këtë sezon dhe ne donim t’i mundim për tifozët. Kjo skuadër ka karakterin për të mos u dorëzuar dhe marrë fitoren. Starti më i mirë i sezonit është me të vërtetë i rëndësishëm. Është diçka për të cilën mund të jemi krenarë, por duhet të qëndrojmë të përulur. Është vetëm gjysma e sezonit dhe gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Golat në tri ndeshje radhazi kundër Junajtidit? Përshëndes Fredin dhe Tierin (u barazoi këtë rekord)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"