“Krenar që jam pjesë e kësaj Kombëtareje”, Reja: U nervozova me Cikalleshin dhe Manajn, ju tregoj repartin që më pëlqeu më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 0:01

“Krenar që jam pjesë e kësaj Kombëtareje”, Reja: U nervozova me Cikalleshin dhe Manajn, ju tregoj repartin që më pëlqeu më shumë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas fitores ndaj Bjellorusisë në transfertë, ku u shpreh i kënaqur me atë çka futbollistët dhanë në fushën e lojës, kryesisht në pjesën e parë. Në prononcimin pas ndeshjes tekniku italian deklaroi:

REJA

FITORJA E PARË NË BJELLORUSI – Objektivi jonë ishte të fitonim këtë ndeshje. Ja arritëm qëllimit. Pjesa e parë ishte goxha mirë, në pjesën e dytë patëm probleme fizike dhe e ulëm disi rritmini. E rëndësishme është që fituam dhe të vazhdojmë kështu.

PËR 3 DITË NDAJ LITUANISË- Do të jetë e vështirë të rikuperojmë forcat për ndeshjen e radhës. Do të shoh gjendjen e lojtarëve, pasi të kemi vëzhguar me kujdes, do të vendosim si do të luajmë ndaj Lituanisë. Uroj që ndaj Lituanisë të bëjmë ndeshje si këtu në pjesën e parë. Kemi pasur lojtarë me probleme si Trashi dhe Gjimshiti. Shpresoj që të rikuperojmë sa më shumë forca në ndeshjen e ardhshme.

CILI REPART TË PËLQEU MË SHUMË – Më ka pëlqyer më shumë mbrojtja  që luajti mirë gjatë gjithë kohës. Sulmi pati oshilacione. Më pëlqyen shumë Abrashi, Bare, Trashi. Sakrifikuan shumë dhe bënë shumë kilometra. Mund të kemi debutime ndaj Lituanisë, duke parë gjendjen e grupit.

VENDI I PARË – Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Djemtë po japin shpirtin në fushë. Mora vesh që Kazakistani kishte fituar. Nuk është e lehtë të thuash që rruga është e lehtë. Kemi mungesa, Kumbullën, Ismajlin, etj. Duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Do të punojmë për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen.

Reja66

NDESHJA-  Ne luajmë me 3-5-2, kështu që nuk është e vërtetë që luajmë vetëm me 3 mbrojtës, pasi kur mbrohemi kthehemi në 5 mbrojtës, së bashku me Hysajn dhe Trashin. Bjellorusia ka luajtur gjatë gjithë kohës me 4 sulmues. Kemi luajtur mirë, pavarësisht asaj rënies fizike. Futa 3 mbrojtës në qendër, pasi Bjellorusia është shumë e fortë në luftën në ajër dhe duhet të merrja masat për të shmangur pësimin e ndonjë gali nga lufta në ajër.

Nuk isha i kënaqur me sulmuesit në fillim pasi ulëm presionin në fillim të ndeshjes, teksa Bjellorusia po sulmonte, sulmuesit tanë nuk po e ndihmonin mesfushën. Isha i inatosur në fillim me Cikalleshin dhe Manajn pasi nuk po e ndihmonin në anën difensive. Zëvendësimet gjithashtu na ndihmuan shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"