“Krenar për lojtarët”, Konte pas barazimit ndaj Napolit: Në merkato nuk di çfarë ndodh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 8:54

“Krenar për lojtarët”, Konte pas barazimit ndaj Napolit: Në merkato nuk di çfarë ndodh

Pas barazimit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me rezultatin 1-1 ndaj Napolit, Antonio Konte ka komentuar për “Sky Sport” ndeshjen. Duke nisur megjithatë deklaratën nga një pyetje për merkaton:

KONTE 1

“Ne tani duhet të përqendrohemi shumë tek e tashmja, sinqerisht nuk e dimë se çfarë do të ndodhë dhe cilat do të jenë programet. Nuk dimë asgjë. Të flasim për merkato nuk ka kuptim. Ndihem shumë krenar për këtë grup, i rritur në mënyrë të rëndësishme. Në situata të tjera, këtë ndeshje do e kishim humbur edhe pa e merituar, duke e vuajtur edhe në nivel psikologjik. Ishim të pafatë te goli. Duhet të mbetemi të përqendruar, është shumë e rëndësishme ajo që po realizojmë”.

E pyesin edhe nëse ishte i lumtur për pikën apo reagimin: “Janë ndeshje që, ndoshta, në raste të tjera do të kishim humbur. Por skuadra reagoi, që do të thotë se nuk e humbet asnjëherë busullën dhe besimin. Napoli ka pasur shumë dëmtime, por mbetet një skuadër e fortë. Sot (dje) i lamë dy pikë Milanit, por mundet edhe të kishim siguruar titullin”. Grupi ka pasur një rritje jo vetëm psikologjike, sipas Kontes:

“Sukseset kalojnë nga pjekuria e çdo lojtari, nën shumë aspekte. Kjo ka ndodhur, me raste në mënyrë të drejtë e në raste të tjera me pengje. Kam gjetur një grup djemsh me gatishmëri të madhe, ishin ata të parët që dëshiruan të luftojnë për diçka të rëndësishme. Unë ua përsëris gjithmonë: mirë suksesi personal, por në fund të karrierës është bukur të shikosh atë që ke fituar. Fitoret të certifikojnë”.

Eriksen tashmë ka kaluar përfundimisht nga “problem” në “titullar”: “Përse ndryshova ide? Nga mundësia e të pasurit më shumë kohë për të punuar, por edhe nga fakti që ai kupton se në futboll ekzistojnë dy faza. Iu desh pak kohë, u përpoqëm ta përfshijmë në të gjitha mënyrat, edhe si fantazist. Tani po shprehet me vazhdimësi dhe kjo po na siguron benefite”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"