Kremoneze në gjysmëfinalen e Kupës, ogur i mirë për… Napolin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:45

Kremoneze në gjysmëfinalen e Kupës, ogur i mirë për… Napolin kampion

Futbolli është i bukur se di të dhurojë histori fantastike, një prej të cilave sivjet është Kremoneze në Kupën e Italisë. Në mënyrë të habitshme, skuadra e ngjitur pas 3 dekadash në Serinë A ka likuiduar në këtë turne jo vetëm Napolin që po shtyp këdo në kampionat, por në të njëjtën kohë edhe Romën, që të dyja këto skuadra jashtë fushës së tyre.

Kremoneze

Dhe më e bukura është se Kremoneze është ende në kërkim të fitores së saj të parë në Serinë A, por ndërkohë po bën çmendurira në kupë dhe tashmë ndaj Fiorentinës kërkon edhe finalen e mundshme, e cila do të luhet në 180 minuta.

Por fakti që Kremoneze ka avancuar kaq larg në kupë është edhe një ogur i mirë për shpalljen kampion të Napolit në Serinë A. Pikërisht kështu, sepse hera e parë dhe e fundit që skuadra nga Kremona kishte arritur gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ishte sezoni 1986-1987, vit në të cilin Napoli shpallej mbret i Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"