Krasniqi tregon prapaskenat: Isha me grip para ndeshjes, i kërkova Shehit të luaj dhe ia shpërbleva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 22:11

Krasniqi tregon prapaskenat: Isha me grip para ndeshjes, i kërkova Shehit të luaj dhe ia shpërbleva

Shënuesi i golit të parë në sfidën mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, Blerim Krasniqi, u shpall lojtari i ndeshjes, dhe në intervistën për Supersport deklaroi:

krasniqi

Sezonin e kaluar nuk patët shumë minuta, tani po fitoni më tepër besim. Po ndiheni mirë?

Është e vërtetë, vjet nuk kam pasur shumë minuta, këtë vit, falënderoj edhe trajnerin që më ka dhënë besim. Ndihem mirë, pasi  zhbllokova dhe arrita të shënoj.

Çfarë duhet më tepër te skuadra?

Skënderbeu mbetet Skënderbe, shumica janë djem të rinj ashtu si unë. Besoj se kemi akoma për të dhënë për këtë ekip.

Ishit në mëdyshje para takimit, ju shërbeu kjo gjë?

Është e vërtetë, kam qenë me një gjendje gripale, dhe nuk isha shumë mirë. Gjithsesi, ishte dëshirë e imja për të luajtur, trajneri më besoi dhe ia shpërbleva.

Çfarë ju tha Shehi pas golit? Patët një komunikim me ish-trajnerin Daja?

Kemi pasur një komunikim vetëm në fillimin e ndeshjes, ndërsa më pas jo. Ndërsa Shehi më tha vetëm të jap maksimumin kur të futem në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"