Krasniqi: Skënderbeu nuk i trembet askujt, goli më mungon, por kur futem në fushë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 21:06

Krasniqi: Skënderbeu nuk i trembet askujt, goli më mungon, por kur futem në fushë…

Ditën e sotme, në konferencë për shtyp në kampin e korçarëve, doli para mediave sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili theksoi se Skënderbeu nuk duhet t’i trembet askujt, dhe gjithashtu pati edhe një koment për çështjen e golit, ku nuk është zhbllokuar ende.

blerim krasniqi

“Fillimi është i rëndësishëm, por mund të them që është po i njëjti Skënderbe, edhe pse ka pasur largime nga lojtarët e vjetër. Besoj se do shkojmë edhe më mirë. Më mungon goli, por futem me ndjenjën që të shënoj, më pas varet nga fusha. Edhe shansi ka rëndësinë e vet. Është ndryshe nga ndeshja e Kupës, ishte ndeshja e parë, tani luajmë në shtëpinë tonë, edhe pse pa ndihmën e tifozëve, besoj se do bëjmë më të mirën. Pastaj, fitorja vendoset në fushë. E rëndësishme është fillimi. S’duhet t’i trembemi asnjë ekipi. Të gjitha ekipet kanë ndërtuar skuadra të mira, por ne as nuk duhet t’i mbivlerësojmë, por as t’i nënvlerësojmë.

Është komoditet të kem në krah Bregun dhe Gripshin. Edhe ata janë djem të rinj si unë, dhe kanë dëshirë për të luajtur. Atë pastaj e vendos stafi dhe trajneri. Të gjithë jemi të barabartë dhe gati për të qenë në fushë. Çdo person që është këtu, duhet ta dijë se është i rëndësishëm, pavarësisht se është në stol apo në fushë. Të gjitha ekipet janë anti-Skënderbeu, të gjithë duan të na mundin. Është akoma herët për të thënë se kush do jetë më afër nesh. Fili? E kam shok dhe kemi luajtur bashkë, ai ka pozicion tjetër dhe unë tjetër. Pavarësisht se sapo ka ardhur, i uroj më të mirën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"