Kraja: Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë? Po e shtyjmë ekipin drej rënies!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 15:06

Kraja: Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë? Po e shtyjmë ekipin drej rënies!

Humbjet radhazi të Vllaznisë kanë bërë që kritikat ndaj ekipit, trajnerit dhe drejtuesve të mos rreshtin prej ditësh. Mirëpo, ka edhe shkodranë, të cilët mendojnë se kjo situatë veçse i bën dëm klubit. Ervis Kraja, një ish-mbrojtës që prej dy vitesh drejton Vllazninë B, aktualisht pjesë e Kategorisë së Parë, ka lëshuar një mesazh shumë domethënës përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

elvis kraja

Kraja u bën apel shkodranëve që t’i qëndrojnë pranë Vllaznisë në këto momente, pasi për ta sulmuar atë është gjëja më e lehtë. “Kemi shumë probleme nga të gjitha anët, po a ban me më tregu dikush kujt i shërben ky negativitet që po shfaqet prej disa kohësh, ka dëshirë dikush të biem nga kategoria?

Ka dëshirë dikush të rregullojnë interesat personale? Vllaznia është e të gjithëve e ta ndihmojmë në momente të vështira siç është tani, e siç ishte vjet, kur u çua i madh e i vogël ta mbështeste. Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë?

Kraja

Pse u dashka të presim ndeshjen e fundit me shku në stadium? S’di, ndoshta gabohem, po duhet punuar shumë që tifozët të vijnë në stadium. Ndoshta dhe zbutja e disa njerëzve do ishte mirë për futbollin shkodran e për ekipin e Vllaznisë. Vllaznia është e Shkodrës, me profesorin, pa profesorin, me këta futbollistë, pa këta futbollistë.

Prandaj mendimi im personal, duhet mbështetur e jo ta shtyjmë ekipin drejt Kategorisë së Parë. Zoti na ndihmoftë e na afroftë më shumë me njëri-tjetrin”, shkruante ndër të tjera trajneri aktual i ekipit B të Vllaznisë.

Kraja u është përgjigjur edhe komenteve të tifozëve të ndryshëm, duke u bërë apel që të vijnë në stadium dhe të mbështesin skuadrën, pasi duke e braktisur atë, veçse dëm i bëjnë në këtë moment të vështirë që po kalojnë. “Nuk kanë faj tifozët, por në këtë moment duhet të jemi të gjithë bashkë për Vllazninë”, është apeli i Krajës për shkodranët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"