KRAHASIMI/ Vllaznia-Dinamo, pse ishte një leksion futbolli nga skuadra e Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 14:15

KRAHASIMI/ Vllaznia-Dinamo, pse ishte një leksion futbolli nga skuadra e Brdariç

Vllaznia-Dinamo 6-3 ishte një spektakël që shihet rrallë në kampionatin shqiptar. Jo vetëm për numrin e lartë të golave, por për situatat dramatike që u krijuan me përmbysje rezultatesh, gola të shkëlqyer dhe një nivel futbolli që nuk ka lidhje me barazimet e lodhshme të këtij sezoni (13), çka janë vërtetë shumë.

WhatsApp Image 2021-10-18 at 20.08.53 (1)

Meritë për një mbrëmje kaq argëtuese sa e djeshmja e kanë të dyja skuadrat, por nëse do të bënim një analizë “në të nxehtë” të ndeshjes binin në sy diferenca të mëdha mes dy skuadrave. Le t’i marrim me radhë:

– Vllaznia është një skuadër më e konsoliduar sesa Dinamo që ndryshoi 23 lojtarë këtë verë. Janë nënkampionë dhe jo të rikthyer pas 9 vitesh mungesë…

– Vllaznia ka një sulm fantastik të udhëhequr nga Liridon Latifi që bën diferencën edhe kur nuk është në formë, ndërsa Dinamo është shumë e varur nga Ibraimi.

– Të dyja skuadrave u mungonin qendërmbrojtës të rëndësishëm (Adili dhe Sofranaku), por Vllaznia filtron më mirë në mesfushë dhe lojën nga krahët e ka më efikase sesa Dinamo.

– Shkodranët e njohin potencialin e tyre dhe sulmojnë me vetëbesim, ndërsa Dinamo ndoshta duhet të bëjë më shumë llogari kur ka përballë një kundërshtar kaq të rrezikshëm. Nuk mund t’i sulmojë të gjithë njësoj.

– Vllaznia ka më shumë personalitet dhe nuk u dorëzua ndonëse pësoi gol që në start, ndërsa Dinamo nuk arriti t’i ulte ritmin ndeshjes edhe kur ishte në avantazh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"