Krahasimi me periudhën e artë të Skënderbeut, flet Latifi: Kam kërkuar falje për incidentin me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 19:31

Krahasimi me periudhën e artë të Skënderbeut, flet Latifi: Kam kërkuar falje për incidentin me Egnatian

Vllaznia barazoi në transfertë me Teutën me rezultatin 1-1. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “SuperSport” ka folur dhe Liridon Latifi. Mesfushori i Vllaznisë shënoi golin e barazimit për shkodranët.

Latifi

Raporti me ekipin

“Këtë vit kemi një grup të mirë dhe të bashkuar, kjo na bën që të ecim mirë. Mund të bënim më mirë por nuk kemi pasur fat. Gjithmonë kalojmë kohën bashkë si skuadër, për sa i përket Da Silvës dhe Aranicës kemi një marrëdhënie të mire dhe kënaqemi shume.

Incidenti me Egnatian

“Kërkova falje pas ndeshjes sepse nuk është në karakterin tim të bëj atë sjellje. Dola nga vetja, por gjithçka është kthyer në normalitet”.

Keni qene pjese e një Skënderbeu që ka fituar gjithçka, tani të duket e vështirë që të fitosh kampionatin?

“Nuk e di çfarë të them, kur kam qenë tek Skënderbeu kemi pasur lojtar me kualitet shumë të lartë, lojtar me eksperiencë të madhe si Shehu për shembull”.

Pjesa e mbrojtjes

“Çdo lojë qe po bëjmë po tregojmë qe jemi stabil dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Rivali më i fortë në kampionat?

“Mendoj qe Tirana është më e rrezikshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"