Krahasimi/ Java e parafundit e Superiores, ja renditja e sezonit të kaluar. Vllaznia shpëtonte në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 17:31

Krahasimi/ Java e parafundit e Superiores, ja renditja e sezonit të kaluar. Vllaznia shpëtonte në fund

Një vit më parë, situata për mbijetesën ishte po aq dramatike sa këtë sezon. Në javën e parafundit të Superiores, Vllaznia numëronte 39 pikë, ndërsa Tirana 38 pikë. Më poshtë renditeshin Flamurtari e Laçi, të dyja me nga 37 pikë.

kategoria-superiore-470x338

Por, në javën e fundit, vlonjatët dhe kurbinasit arrinin të fitonin të dyja ndeshjet respektive, dhe gjithçka u vendos në ndeshjen e Shkodrës, ku pas barazimit pa gola, Vllaznia ia doli të qëndronte një pikë më lart se Tirana, dhe të shpëtonte në javën e fundit. Situata këtë vit është pak më e ndërlikuar dhe ekipin shkodran, përveçse i duhet të fitojë ndeshjen e saj në Korçë, qëndron me sytë edhe nga Kamza, për një hap fals ndaj Partizanit.

Sezoni 2016-2017 / Java 35

2016 2017 java 35 superiore

Sezoni 2017-2018 / Java 35

superiore java 35

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"