KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllazni përallore, vetëm 3 skuadra me bilanc pozitiv pikësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 21:21

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllazni përallore, vetëm 3 skuadra me bilanc pozitiv pikësh

Vllaznia kryeson me meritë Kategorinë Superiore, pas përfundimit të javës së 15-të. Shkodranët e drejtuar nga Brdariç kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm këtë sezon, teksa kanë arritur të sigurojnë plot 12 pikë më shumë se në javën e 15-të të sezonit të kaluar.

Kategoria-Superiore-2018

Me një bilanc pozitiv pikësh në krahasimin e renditjeve të dy sezoneve, këtij aktuali dhe atij të 2019-2020, rezultojnë edhe Partizani dhe Teuta.

vLLAZNIA

Ndërkohë që 3 skuadrat me “firon” më të madhe të pikëve janë Bylisi, Skënderbeu dhe Kukësi. Vlen të theksohet fakti se vjet në javën e 15-të, verilindorët kryesonin kampionatin me 27-të pikë, ndërkohë që këtë sezon kanë siguruar 20 pikë duke u renditur në vendin e 6-të.

renditja 2019-2020

KRAHASIMI I PIKËVE PËR 2 SEZONET E FUNDIT: 

VLLAZNIA (+12)

PARTIZANI (+1)

TEUTA (+4)

LAÇI (-4)

TIRANA (-2)

KUKËSI (-7)

BYLIS (-12)

SKËNDERBEU (-9)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"