KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Tirana nuk ka lidhje me skuadrën e vjetshme, Vllaznia dhe Teuta “pikiatë”! 4 skuadra me bilanc pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 19:23

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Tirana nuk ka lidhje me skuadrën e vjetshme, Vllaznia dhe Teuta “pikiatë”! 4 skuadra me bilanc pozitiv

Superiorja ka hyrë në një fazë tepër interesante! Kur janë luajtur 16 javë, kampionati kryesohet nga Tirana. Bardheblutë e Orges Shehit, pavarësisht barazimit në shtëpi ndaj Vllaznisë, duken në pozita komode, ku diferenca nga ndjekësit e Laçit dhe Vllaznisë është plot 6 pikë.

KATEGORIA SUPERIORE

Vendi i katërt mbahet nga shkodranët e Vllaznisë, që pavarësisht diferencës prej 8 pikësh nga kryesuesit, nuk janë dorëzuar dhe do të tentojnë deri në fund surprizën e madhe. Me fitoren ndaj Egnatias, Partizani duket se la pas krizën e rezultateve negative, duke hedhur vështrimin nga pjesa e sipërme e renditjes.

Krahasimi

Në një situatë të vështirë, duket Teuta, që ka regjistruar 3 humbje radhazi. Kampionët në fuqi të Superiores, janë me pikë të barabartë me Dinamon, duke u futur kështu në vallen e mbijetesës. Për sa i përket fundit të renditjes, Skënderbeu, Egnatia dhe Kastrioti, janë 3 skuadrat që momentalisht janë në zonën e ftohtë, duke rrezikuar ndjeshëm rënien.

Renditja sezoni 2020-2021

Në hulumtimin e “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 16-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Tirana, Kukësi, Lacci dhe Skënderbeu.  Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Vllaznia me -10 pikë.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE: 

TIRANA        +14 pikë

LAÇI              +4 pikë

KUKËSI        +5 pikë

VLLAZNIA – 10 pikë

PARTIZANI -6 pikë

TEUTA         -9 pikë

SKËNDERBEU +4 pikë

KASTRIOTI -7 pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"